Lajme
Skandaloze | Lajçak njofton se Kurti ka pranuar dialog direkt me Serbinë për Dinarin, Bislimi do të takohet me Petkoviçin
Demokracia
11:35 | 05 Mars 2024

Share:

Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në një konferencë për shtyp të martën, pas takimit që zhvilloi me zëvendëskryeministrin kosovar, Besnik Bilsimi, njoftoi se do t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë për një raund të ri të dialogut në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e ndalimit të dinarit serb në territorin kosovar.

“Planifikoj që në ditët në vijim të organizoj një takim tjetër në nivel të kryenegociatorëve, andaj kjo është edhe arsyeja kryesore e vizitës në Prishtinë”, deklaroi emisari sllovak pas takimit që zhvilloi me shefin e ekipit negociator të palës kosovare, ku ndër të tjera u diskutua edhe për “hapat e radhës” drejt zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke konsideruar se Marrëveshja Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023 – Ohër, 18 mars 2023) është marrëveshja më e mirë që Kosova dhe Serbia mund të arrijnë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, ai shtoi se është në interesin e të gjitha palëve që të ketë progres dhe të fillojë impelementimi i marrëveshjeve.

“Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që Kosova dhe Serbia mund të arrinin. Unë jam i sigurt për këtë. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, do ta kishim propozuar. Prandaj është në interes të secilit që të zbatohet, sepse në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet – çfarë të bëjmë dhe si t’i bëjmë”, theksoi Lajçaku para gazetërve.

Lajmi në përditësim…

 

Të ngjashme