Lajme
Bislimi “fyt-a-fyt” me amerikanët: Akuzon Hovenierin për “ndërhyrje” në BQK dhe O’Brien-it ia kthen se “qeverisim me politika e ligje, jo kërcënime”
Demokracia
21:19 | 14 Shkurt 2024

Share:

Që kur Kosova – qe 16 vite – shënon ekzistencën e saj si shtet i pavarur, me mbështetjen, shtyrjen e sponzorimin ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’i kanë dëgjuar kujt veshët qortim më të ashpër e të rëndë për nga cilësimet sesa dje kur Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Jim O’Brien, tha se po qe se Kosova dëshiron të mos e shohë e trajtojë ShBA-në si partnere, e njëjta do të reciprokohet: mospartneritet i ndërsjellë ShBA-Kosovë.

Por, për Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, një nga akterët më të lartë qeverisës të Kosovës që kanë shpier në plasaritje të thellë marrëdhëniesh Kosovë-ShBA, deklarimi i O’Brien “nuk është kërcënim

Nuk po e kuptoj se si po e kuptoni ju atë si kërcënim”, i tha Bislimit gazetares në KTV, e cila provonte t’i merrte një qëndrim zv/kryeminister për këto tone tejet të mprehta amerikane.

Raporti Kosovë-ShBA është i ndërtuar mbi principe jo kërcënime”, vazhdoi Bislimi duke injoruar tërësisht përmbajtjen e thirrjeve të O’Brien që ishte “tërheqje e menjëhershme” nga vendimi për ndalimin e pagesave në dinarë që Serbia jep për komunitetin serb në Kosovë; deri në një zgjidhje sipas standardeve evropiane dhe përmes një kohe të mjaftueshme.

Gazetarja që i qëndronte gravitetit të çështjes – i.e, rreptësisë amerikane – e gjeti veten para një Zëvëndës Kryeministri të nervozuar i cili ia ktheu se “Qeveria qeveris me ligje e jo kërcënime” dhe se “çdo deklaratë për neve te ne e merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime”.

Por, Bislimi s’u ndal me kaq. Ai nisi të interpetojë se si po shihet Kosova – përkatësisht qeverisja e tyre që për O’Brien është “një qeverisje e paaftë”. 

Këtu Bislimi la të kuptojë që flitet për “sanksionim” të Kosovës, duke qenë se e nxerrte si referencë se “kërkohet ose perfeksion, ose sanksion”.

Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy esktremi, ekstremi i parë Kosova si vend i ri që nuk ka kapacitete për të marrë vendime autonome, si një fëmi që ende nuk ka mësuar të ecë”, ka thënë Bislimi

Në anën tjetër të vendosin standarde të tilla, ku Kosova nuk ka mundësi të vendos nivele të tilla të performancës/ rrjedhimisht vendimet tona ose duhet të jenë perfekte ose sanksione. Në qoftë se vendimi nuk është perfekt, si një vend skandinav, nuk thonë ky vendim ka të meta, por sanksione”. 

Këtu nisi të nxjerr krahasime me Serbinë. Pse, shtroi pytjen ai, Serbisë s’i thonë gjë, neve gjithçka.

Unë ju them. Kur ndërkombëtarët Serbisë s’i kontestojnë asnjë ligj të ndërmarrë, por thuhet që por ndoshta as Banjska nuk ka qenë aq keq sepse Vuçiqi ka arritur të pastrohet, e ka largu Vulinin”. 

Ndërsa në rastin e Kosovës thuhet në nenin 27 nuk e ke perëmend edhe fjalën eksport. Ju vetë shihni konkludoni se në ç’mas shihen vendimet e Kosovës me mikroskop. Por harrohet që Kosova nuk e ka ende as statusin e kandidatit për BE, as të Këshillit të Evropës, ndërkaq kërkohen standtadre që tejkalojnë edhe ato vendeve”, shtoi mes tjerash ai.

Bislimi, kritikoi mes tjerash specifikisht ambasadorin amerika në Prishtinë, Jeffrey Hovenierin për “ndërhyrje” në punët e vendit, për shkak të takimit me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Madje, ai u lëshua në interpretime – e që besa edher konstatime – se Hovenier po i sheh shtyllat e pushtetit kosovar “si jo të pavarura”.

Fillimisht reagimet nuk janë të unifikuara, shumica e tyre e pranojnë që vendimi është i sakt dhe preciz, s’munden të gjejnë asnjë gabim….Ata mendojnë që do të duhej të koordinohet. Këtu është gabimi, sepse koordinimi është me automatizëm ndërhyrje në punën e një instituucioni të pavarur”. 

Është gabim saherë që dikush, vendor apo ndërkombëtar, takohet me institucionet e pavarura për të diskutuar tema të caktuara, dhe për t’u dhënë mendimin e tyre. Në qoftë se një përfaqësues i një institucioni ndërkombëtare takohet me BQK dhe ju thotë ne ju rekomandojmë ta shtyni zbatimin, nënkupton që ne ju tregojmë se si duhet të duket vendim dhe rrjedhimisht ne konstatojmë se ju nuk jeni dhe nuk duhet të jeni të pavarur në marrjen e vendimeve. Kjo është gabim. Pavarësia e këtyre institucioneve është ndërtuar nga vetë vendet nga vinë këta përfaqëusues”, ka thënë Besnik Bislimi.

Të ngjashme