Lajme
Bislimi e Nagavci sot vizitojnë Luginën, publikohet agjenda
Demokracia
07:06 | 05 Shtator 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot do të vizitojnë Luginën e Preshevës

Sipas agjendës Bislimi dhe Nagavci do të kenë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, takim me deputetin Shaip Kamberi, takim me krerët e Komunës së Bujanocit,  si dhe do të zhvillojnë vizitë në disa shkolla në Bujanoc e Preshevë por edhe do të takohen me liderë politikë në Preshevë dhe me përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe biznese.

Agjenda e plotë e vizitës:

Ora 10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar

Ora 11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi

Ora 12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit

Ora 12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” – Tërnoc

Ora 14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” – Preshevë

Ora 15:00 – Drekë pune me liderët politikë të Preshevës

Ora 17:30 – Takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara – hotel “Rozafa” Bujanoc

Të ngjashme