ShowBiz
“Big Brother” edhe jashtë, ish banorët vazhdojnë të marrin vëmendje përmes Luizit
Demokracia
18:50 | 23 Maj 2023

Share:

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” pothuajse secila temë e krijuar ishte përreth Luizit.

Madje ish banorët “akuzoheshin” se pas daljes nga “BBVA” bëheshin fansa të këngëtarit shkodran, shkruan lajmi.net.

Përtej kësaj, thuhej se ata po e “shfrytëzojnë” atë.

Këtë duket se po e bëjnë edhe jashtë këtij formati.

E me “kunje”, sot, Kejvina ia ka rikujtuar. Në postimin e fundit të Luizit, ajo i ka kërkuar bluzën publikisht, mirëpo duket se kjo ka sjellë një ‘luftë’ me Ronaldo Sharkën, ish-banorin e ‘BBV’.

Ata të dy kanë nisur përplasjet, deri në ofendime, e të cilët mund të jenë edhe në kontekstin e shakasë.

“Këtë bluzen dua Luiz. Ma nis me postë. O Luiz o yll, aman një foto bashkë”, ka shkruar Kejvina.

“Shko mi lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak follow”, i ka reaguar Ronaldo në koment.

Dhe sigurisht e kanë arritur qëllimin të marrin vëmendje.

Të ngjashme