Auto&Tech
Bie Viber, përdoruesit në mbarë botën raportojnë për probleme të shumta me aplikacionin
Demokracia
12:10 | 23 Maj 2022

Share:

Përdoruesit e Viber, aplikacionit të njohur për shkëmbim mesazhesh dhe video dhe audio thirrje, kanë raportuar se kanë pasur probleme me përdorimin e këtij aplikacioni.

Një numër i madh i përdoruesve të Twitter dhe shërbimeve online për verifikim të statusit, kanë raportuar probleme të shumta me Viber.

Madje disa prej tyre pretendojnë se si mesazhet në këtë aplikacion nuk mund të dërgohen e as pranohen, transmeton Telegrafi.

Nga kjo kompani akoma nuk janë deklaruar lidhur me këto vështirësi teknike, me të cilat po ballafaqohen përdoruesit.

Të ngjashme