Lajme
Bie sistemi online i Trustit, nuk hapet llogaria
Demokracia
12:30 | 19 Janar 2023

Share:

Sot në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për Projektligjin që i mundëson qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin një përqindje të caktuar të kursimeve pensionale.

Interesimi i qytetarëve për t’i shikuar mjetet e kursyera në Trust si duket është shumë i madh, të cilët me gjasë po i kalkulojnë sa mjete mund t’i tërheqin nëse Projektligji e merr “dritën e gjelbër” në Kuvend.

Nga mëngjesi i sotëm shumë kontribues të Trustit janë ankuar se nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre personale.

Opozita është që të miratohet Projektligji për Trustin, përderisa deputetët e VV-së janë kundër. Pa votat e disa deputetëve të partisë së kryeministrit Albin Kurti ky Projektligj nuk mund të miratohet.

Të ngjashme