Lajme
Biden: Ushtria ruse po përballet me probleme të mëdha
Demokracia
10:13 | 10 Nëntor 2022

Share:

Ndërkohë që vazhdon ende numërimi i votave në zgjedhjet afatmesme në SHBA, presidenti Joe Biden gjeti kohën për të folur rreth luftës në Ukrainë,duke thënë se vendimi i Rusisë për të tërhequr trupat nga Kherson tregon se ushtria e saj po përballet me probleme reale, shkruan BBC.

Ai shtoi se e priste një vendim të tillë prej kohësh dhe se kjo do t’i lejonte të dyja palët të “rikalibrojnë pozicionet e tyre” gjatë dimrit. Humbja është e rëndësishme për Rusinë, sepse Kherson mbetet i vetmi qytet i madh që ka qenë në kontrollin e Rusisë që nga fillimi i luftës.

Rivalët politikë të Biden u zotuan të rishikojnë ndihmën ushtarake dhe humanitare të SHBA-së për Ukrainën. Dhe me republikanët që ka gjasa të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve , kjo do të jetë një çështjee diskutueshme si në Uashington ashtu edhe në Kiev. /Abcnews.al

Të ngjashme