Lajme
Biden paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni trupat amerikane në Lindjen e Mesme, do të hakmerremi
Demokracia
23:21 | 25 Tetor 2023

Share:

Presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar Iranin se në rast se do të vazhdojë të sulmojë trupat amerikane në Lindjen e Mesme, SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të hakmerret.

“Ky është paralajmërimi im për Ajatollah”, është shprehur Biden.

Gjithashtu ai shton se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por rithekson se duhet të respektojë ligjin e luftës.

“Zemërimi i Izraelit pas sulmeve mizore është i kuptueshëm, Izraeli ka të drejtë dhe për detyrë të mbrohet dhe ne do të sigurojmë që ai të ketë mjetet e nevojshëm. Po ashtu e ritheksoj se Hamasi nuk përfaqëson popullin e Palestinës”, ka thënë ndër të tjera Biden.

Të ngjashme