Auto&Tech
Biden drejt ndalimit të ‘TikTok’: Do ta firmos ligjin nëse votohet nga Kongresi
Demokracia
19:34 | 09 Mars 2024

Share:

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një ligj që mund të çojë në ndalimin e funksionimit të aplikacionit “TikTok” në Shtetet e Bashkuara.

Lëvizja vjen teksa në Uashington janë rritur shqetësimet për mbajtjen e të dhënave të amerikanëve larg duarve të Kinës.

Ligji, që u miratua unanimisht nga Komisioni për Tregtinë dhe Energjinë, i bën thirrje kompanisë kineze “Bajt Dens” të heqë dorë nga pronësia e saj mbi “TikTok”, ose do të përballet me ndalimin.

Edhe kryetari i grupit republikan, Majk Xhonson mbështet draftin dhe ka lënë të kuptohet se së shpejti do të votohet tërësisht në Kongres.

“Nëse ata e miratojnë, unë do ta nënshkruaj”, tha Biden kur u pyet nga gazetarët mbi ligjin në fjalë.

Shtëpia e Bardhë ka ofruar mbështetje teknike në hartimin e draftit, edhe pse zëdhënësja Karin Zhan Pierr deklaroi më herët gjatë javës se ligji donte ende pak kohë për t’u përgatitur përpara se të miratohej nga Biden.

Ish-presidenti Donald Tramp, i cili do të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale, përmes një mesazhi në rrjetin e tij “Truth Soshwll” shprehu qëndrimin kundër draftit, me argumentin se një lëvizje e tillë do të forconte rrjetet e tjera sociale si Fejsbuk.

Kundërshtimi i Trump vjen pasi kur ishte në pushtet ai miratoi dhe më pas shfuqizoi një urdhër ekzekutiv për të ndalur “TikTok-un” dhe aplikacionin tjetër të njohur “Ui Çat”.

Të ngjashme