Lajme
Beteja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta mbrojtur krimin dhe korrupsionin e njerëzve të tij
Demokracia
09:03 | 05 Maj 2024

Share:

“Po të citoheshin [raportet e disa organizatave Transparency International dhe Freedom House] do të duhej të lavdërohej Kosova”.

Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në një intervistë për Deutche Welle më 27 prill 2024, kur është pyetur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet qartë “Korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti”, shkruan Demokracia.com.

Me anë të kësaj përgjigje, Kurti shfaqet në rolin e një zyrtari joserioz shteti, pasi para raportit të shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik në botë, ShBA-së, nxjerrë raportet e organizatave, të cilat edhe ashtu nuk lavdërojnë Qeverinë e Kurtit për çështjen e njëjtë.

https://demokracia.com/korrupsioni-serioz-i-qeverise-korrupsioni-shqetesues-nga-shba-vijne-dy-raporte-tronditese-per-qeverine-kurti/

Përpjekjet e tilla të Kurtit për të zhvlerësuar edhe një raport zyrtar nga ShBA-ja, nuk është i vetëm.

Por, nëse DASh-i do të citonte përnjëmend Freedom House, do të mund ta përmendnin atë që shkruan në këtë raport sesi policët që po hetonin njerëzit e Kurtit, Martin Berishajn e Nagip Krasniqin janë shkarkuar nga detyra e tyre.

“Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kreut të Ekipit Special për hetim në policinë e Kosovës ka ngjallur shqetësime në Kosovë sa i përket përkushtimit në luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thotë në një pjesë, raporti i fundit për vitin 2023 i Freedom House për Kosovën.

https://demokracia.com/shkarkimi-i-policit-qe-po-hetonte-martin-berishajn-dhe-nagip-krasniqin-ne-raportin-e-freedom-house/

KURTI SULMON INSTITUCIONET QË NDJEKIN NJERËZIT E TIJ TË DYSHUAR PËR KRIM E KORRUPSION

Ndryshe në komentin e tij për raportin e DASh-it për “korrupsionin serioz në Qeveri”, Kurti është shfaqur jashtëzakonisht më i ashpër kur institucionet kosovare kanë hetuar dhe arrestuar njerëzit e tij të dyshuar për krim e korrupsion.

Të paktën tri skandale të mëdha korrupsioni kanë përfshirë Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

  1. “Martin Berishaj”,
  2. “Nagip Krasniqi” dhe
  3. “Vjedhja e rezervave shtetërore”.

Në të tri këto raste, kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, janë hedhur në sulme e linçime të paprecedenta në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit, në të cilin dyshohet se janë të përfshirë njerëzit e afërt të tij, shkruan Demokracia.com.

“MARTIN BERISHAJ” – KURTI DUKE MBROJTUR BIZNESIN ME BEOGRADIN

Një nga skandalet më të mëdha që është përballur Qeveria Kurti është skandali financiar i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka pranuar qindra mijëra euro nga kompania GEN-I me seli në Beograd, në emër të shërbimeve këshillimore.

Në xhirollogarinë e MB Consulting, kompani në pronësi të Berishajt e regjistruar në Mal të Zi, nga GEN-i dega në Serbi janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo muaj, raportohej në vitin 2022.

27 qershor 2022, pavarësisht përmasave të skandalit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte marrë në mbrojtje ambasadorin Berishaj.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni, përkundrazi do të ketë kallëzim penal e sqarim në gjykatë për shpifje të tilla. Ajo ishte pjesë e një fushate në Slloveni, ku kryeministri i hupi zgjedhjet dhe ajo e përfshiu ambasadorin e që nuk ka të bëjë asgjë as me të, as me Kosovën”, deklaronte Kurti.

https://demokracia.com/kurti-e-mbron-edhe-martin-berishajn-i-cili-pranoi-mijera-euro-nga-gen-i-serb/

https://demokracia.com/edhe-pse-nen-hetime-kurti-falenderon-publikisht-e-perzemersisht-martin-berishajn-e-skandalit-600-mije-eurosh/

https://demokracia.com/donika-gervalla-mbron-martin-berishajn-duke-goditur-prokuroret-kane-qellim-ta-demtojne-qeverine-kurti/

Gati dy vite pas shpërthimit të këtij skandali, ambasadori Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

https://demokracia.com/prokuroria-speciale-martin-berishaj-eshte-intervistuar-me-dyshimet-per-veprat-penale-shpelarja-e-parave-shmangia-nga-tatimi-dh/

“NAGIP KRASNIQI” – KURTI ME SULME MBI PROKURORINË

Arrestimi i kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ishte bërë shkak që kryeministri Abin Kurti të drejtojë akuza të shumta kundër Prokurorisë dhe kandidatit për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj.

Në seancën e Kuvendit, Kurti i kishte dalë Krasniqit në mbrojtje, teksa ka thënë që në Prokurorinë e Shtetit ekziston një disponim negativ ndaj qeverisjes së tij. Këtë ai e ka ndërlidhur me figurën e Isufajt, aftësitë e të cilit i ka vënë në pikëpyetje.

“Bëhet fjalë për një prokuror që është i mirënjohur që rastin e vrasjes së Dino Asanajt e kategorizoi në vetëvrasje, ndërsa vetëvrasjen e Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Njihet si prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykata dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror”, kishte thënë Kurti.

Duke u pëzier në çështje të drejtësisë, Kurti ka thënë se drejtësia në Kosovë lëngon shkaku që ka prokurorë të cilët nuk dinë dhe as nuk duan që të punojnë. Ndërkaq, ai ka shprehur bindjen se Isufaj nuk do ta marrë pozitën që synon, gjë që ia kishte bërë realitet më pas presidentja Osmani.

“Nuk është e rastësishme që prokurorët vrasjen ta bëjnë vetëvrasje dhe vetëvrasjen ta bëjnë vrasje. Duan të bëhen kryeprokurorë, por nuk do të munden. Jo pse jam unë, jo pse jeni ju, po pse në këtë shtet ka popull”, është shprehur Kurti.

Akuzat ndaj Prokurorisë, Kurti i kishte bërë pasi që deputetët nga subjektet opozitare e braktisën seancën.

https://demokracia.com/dalin-ne-drite-faktet-e-megaskandalit-keto-jane-transaksionet-bankare-te-firmes-se-dyshimte-te-ambasadorit-martin-berishaj-qe-po-mbrohet-nga-kurti/

“VJEDHJA E REZERVAVE SHTETËRORE”, KURTI SI GJYKATËS HEDH POSHTË AKUZËN

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte reaguar për arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një afaristi shumë të afërt me të, të dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti ka hedhur poshtë akuzën për keqpërdorim dhe korrupsion apo shpërdorim të fondeve në rezervat e shtetit.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha kryeministri Kurti.

Por, ashtu si ambasadori Berishaj, edhe ministrja Hajdari, e mbrojtura e kryeministrit Kurti, ka kaluar në pragun e Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar si e pandehur për keqpërdorim të pozitës zyrtare për rezervat shtetërore.

Hajdari, për të cilën ka folur kryeministri Kurti, është mbrojtur në heshtje para pyetjeve të Prokurorit Special. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/ministrja-e-albin-kurtit-rozeta-hajdari-intervistohet-si-e-pandehur-per-keqperdorim-te-pozites-zyrtare-per-rezervat-shteterore-ajo-mbrohet-ne-heshtje/

https://demokracia.com/avokati-i-ridvan-muharremit-rozeta-hajdari-e-angazhoi-per-blerjen-e-rezervave-shteterore/

https://demokracia.com/avokati-i-mikut-te-arrestuar-te-kurtit-ridvan-muharremi-eshte-takuar-me-rozeta-hajdarin-ne-zyren-e-saj/

Të ngjashme