Sport
Besa Famgas fiton titullin e kampionit
Demokracia
20:49 | 29 Maj 2022

Share:

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencën e juniorëve. Pasi seniorët fituan titullin dhe Kupën, edhe ekipi junior i Besës fitoi titullin e kampionit, duke dëshmuar se klubi pejan i kushton rëndësi edhe të ardhmes.

Besa të dielën e mposhti në finale skuadrën e Prishtinës.

Ndeshja në kryeqytet përfundoi me rezultatin 26:21 në të mirë të ekipit pejan. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për Besa Famgas.

Edonis Hajra dhe Olsi Mulaj i shënuan nga gjashtë gola për Besën. Pesë i realizoi Jon Vokshi. Te Prishtina, Erdon Jahiu i shënoi tetë gola.

Nga katër i kishin Hekuran Ramadani e Art Ibrahimi.

Edhe Prishtina ka një gjeneratë prej të cilës pritet shumë në të ardhmen./Demokracia.com/

Të ngjashme