Sport
Besa Famgas e Rahoveci të martën mësojnë kundërshtarët evropianë
Demokracia
19:16 | 05 Shtator 2022

Share:

Të martën prej orës 11:00 tërhiqet shorti për raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti tërhiqet në selinë e EHF-së në Vjenë.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane paraqiten Besa Famgas e Rahoveci e potencialisht edhe Kastrioti.

Kastrioti garimin e nis prej raundit të parë, ndërsa përballë në fundjavë do ta ketë Graçanicën e Bosnjë-Hercegovinës.

Në short, Besa Famgas është bartëse, ndërsa Rahoveci nuk është bartës. Rahoveci debuton në gara evropiane.

Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane luhen më 29/30 tetor dhe 5/6 nëntor./Demokracia.com/

Të ngjashme