Lajme
Berlusconi shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij
Demokracia
16:44 | 06 Prill 2023

Share:

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi është shtrirë në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Spitali “San Raffaele” ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e presidentit të Monzas, i cili aktualisht po përballet me pneumoni dhe leuçemi.

Biznesmeni italian 86-vjeçar u dërgua dje në spital me vështirësi në frymëmarrje dhe probleme kardiovaskulare, të cilat u diagnostikuan si pneumoni si pasojë e leuçemisë.

Berlusconi, i cili ka pasur një sërë shqetësimesh shëndetësore vitet e fundit, tani ka filluar një raund të kimioterapisë dhe është në një gjendje të qëndrueshme, përcjellë KosovaPress.

Spitali “San Raffaele” lëshoi një deklaratë sot përmes “ANSA”, ku ka dhënë detaje për gjendjen e Berlusconit.

“Presidenti Silvio Berlusconi është aktualisht në kujdesin intensiv për trajtimin e një infeksioni pulmonar. Ngjarja infektive është pjesë e një gjendjeje hematologjike kronike, bartës i së cilës ai është prej disa kohësh: leucemia mielomonocitare kronike, faza kronike e vazhdueshme e së cilës është konstatuar dhe mungesa e tipareve evolucionare në leuçeminë akute. Strategjia aktuale terapeutike përfshin trajtimin e infeksionit pulmonar, trajtim të specializuar citoreduktiv që synon kufizimin e efekteve negative të hiperleukocitozës patologjike dhe rivendosjen e kushteve klinike para-ekzistuese”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ish- presidenti i Milanit iu nënshtrua një operacioni në zemër në vitin 2016 për të zëvendësuar valvulën e tij të aortës dhe u shtrua në spital javën e kaluar për kontrolle mjekësore, kur u raportua se leuçemia e tij u diagnostikua.

86-vjeçari është ende aktiv në botën e futbollit, pasi e bleu Monzën në vitin 2018. Që nga ardhja e tij, ata kanë fluturuar nga Seria C në Serie A.

Të ngjashme