Sport
Berlusconi dhe Galliani nuk ndalen, i ofrojnë katër milionë euro në sezon sulmuesit
Demokracia
10:13 | 14 Korrik 2022

Share:

Vetëm pak ditë më parë Adriano Galliani u pyet mbi një transferim të mundshëm të Luis Suarez te Monza.

Drejtori sportiv me një përgjigje diplomatike u shpreh: “Nuk konfirmoj dhe nuk e mohoj”.

Sot mbërrijnë thashethemet e reja nga Spanja që ushqejnë mundësinë reale për ta parë ish-lojtarin e Barcelonës dhe Atletico Madrid në Serie A: “Dëgjoj shpesh nga Suarez, ai mori një ofertë prej 6 milionë eurosh nga Fenerbahce, por e refuzoi sepse dëshiron të luajë në Itali”. Marco Kirdemir, ndërmjetës dhe agjent i FIFA-s.

Kirdemir vazhdon: “Ai ka dy oferta nga Italia, njëra është ajo e Monzës që i ofroi 4 milionë euro rrogë. Por të drejtat e tij të imazhit janë të larta, kështu që paga e tij është e destinuar të rritet”. Tani mbetet për t’u kuptuar se cila skuadër tjetër italiane i ka ofruar kontratë 35-vjeçarit.

Gazeta spanjolle tregon emrin e Milanit por në këtë kuptim ka vetëm mohime edhe sepse projekti Maldini-Massara preferon profile me mosha të tjera, për të mos përmendur që sulmi është me bollëk si Origi, Giroud dhe Ibrahimovic.

Sigurisht që ka konfirmim se përpjekja e Monzës është e vërtetë dhe se klubi i Berlusconit dëshiron një emër të madh në sulm: Suarez është vetëm emri i fundit i lidhur, pas atij të Icardit.

Të ngjashme