Lajme
Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
Demokracia
15:07 | 19 Maj 2022

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në fjalën e tij në seancën e sotme të kuvendit, i ka kërkuar qeverisë se vendit që të veprojë me rritjen e pagës minimale.

Berisha i tha qeverisë që të mos i heqin veteranët nga Ligji për Paga e ta mundësojnë tërheqjen e Trustit.

“Veproni, si me rritjen e pagës minimale dhe mos gaboni t’i hiqni veteranët nga paga minimale. Silleni Ligjin e Pagave, silleni Trustin për të siguruar mirëqenie minimale në këtë kohë krize”, është shprehur Berisha, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se lufta në Ukrainë ka sjellur gjendje të jashtëzakonshme në Evropë e Kosovës dhe si të tillë, qeveria duhet ta trajtojë seriozisht.

Të ngjashme