Lajme
Berisha: Procesi i Berlinit e groposi Ballkanin e Hapur
Demokracia
13:46 | 05 Nëntor 2022

Share:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi i Berlinit e groposi Ballkanin e Hapur.

“Pa diskutim Ballkani i Hapur është më i vdekur. Procesi i Berlinit, në samitin e fundit, marrëveshjet e firmosura nga 6 vendet e Ballkanit, groposën projektin e Ballkanit të Hapur, në të cilin këto marrëveshje ishin në agjendë, por Kosovës i jepej e drejta e firmos jo si vend i barabartë mes të barabartëve, siç ndodhi në këto marrëveshje. De facto, Serbia njohu letërnjoftimet e Kosovës dhe kjo përbën një arritje të madhe”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit, që pritet të zhvillohet të shtunën e ardhshme./Euronews.al

Të ngjashme