Lajme
Berisha merr mikrofonin dhe nis fjalimin nga ballkoni
Demokracia
18:14 | 03 Janar 2024

Share:

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, në një akt krejtësisht të paprecedent të diktuar nga rrethanat aktuale, ka rrëmbyer mikrofonin dhe në ballkonin e banesës së tij, me simpatizantët e mbledhur poshtë, ka nisur një fjalim për të dënuar vendimin ndaj tij nga GJKKO, për ta lënë në arrest shtëpie.

Me mbledhjen e simpatizantëve të tij poshtë banesës – e dyta në dy ditë – Berisha ka dalë edhe me një fjalë përshëndetëse për ta, pavarësisht se ndodhet në arrest shtëpiak.

Duke marrë një mikrofon të lidhur me megafon, Berisha e nisi menjëherë me akuza ndaj kryeministrit, Edi Rama.

Sipas tij, kreu i Qeverisë ka kërkuar që t’i ndërpresë atij çdo komunikim me demokratët, por nuk do ta ketë të mundur këtë gjë.

Sipas Berishës, kjo që po zhvillohet është një betejë për rikthimin e pluralizmit, ndërsa u betua se Rama do të marrë ndëshkimin që meriton.

“Vendosën ti ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju, por unë do ju rrëfej ju një gjë. Miqtë e mi, unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë, ajo është hyjnore dhe i bindemi asaj njëlloj si zotit. Ndaj ju garantoj ju se Sali Berisha do të mbrojë vetëm atë që është në interesin tuaj dhe në interesin e demokratëve dhe në interesin e Shqipërisë”, shtjelloi ai.

Po ashtu, ai pretendoi se Kushtetuta po shkelet dhe këtë gjë po e bën vetëm Rama, në fjalët e Berishës.

“Kushtetua ka një nën te saj, nenin 17 që përcakton se nuk ka kryeministër, gjykatës dhe prokurorë që të mohojë lirinë e shprehjes. Horat ligj nuk kanë, moral nuk kanë”, përshkroi ai.

Ndërsa, nuk i ndali as akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ky i fundit ka lidhje me pushtetin.

Por, kjo nuk do ta sprapsë Berishën, edhe pse ka reflektuar se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin.

Të ngjashme