Lajme
Berisha: Mehaj e kishte bërë të qartë se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër SHBA-së dhe BE-së
Demokracia
13:06 | 08 Gusht 2023

Share:

Ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka deklaruar sot se arsyet familjare nuk janë shkaktarët e dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Berisha ka deklaruar se Mehaj prej kohësh e ka qartësuar se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër ShBA-së dhe BE-së.

“Jo, zoteri ish-minister i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ju nuk keni dhene doreheqje per shkaqe familjare. Ju, qe nje kohe, ne konfidence e keni qartesuar se nuk mund te vazhdoni te qendroni ne nje qeveri te pozicionuar kunder SHBA-se dhe BE-se. Dhe, natyrisht, se ky nuk ishte vetem vendim personal”, ka shkruar Berisha në një postim në “Facebook”.

Të ngjashme