ShowBiz
Beniada: Unë vdes për kosovarët, janë shumë të mirë
Demokracia
15:10 | 02 Qershor 2022

Share:

“Big Brother VIP”, ka nxjerrur personazhe të cilat janë kthyer të suksesshëm.

Në mesin e këtyre personazheve është edhe Beniada Nishani, shkruan lajmi.net.

Modelja merrte vëmendje të madhe edhe gjatë rrugëtimit të saj brenda shtëpisë së “BBV”.

Madje ajo ishte njëra ndër personazhet më të pëlqyera.

Pas përfundimit të këtij reality-show, modelen e kemi parë në dy emisione të ndryshme në ‘Top Channel’.

Së fundi, ajo ka folur edhe për jetën e saj private, por nuk zbuloi nëse është në një lidhje dashurie apo jo.

Në një intervistë për T7, ish banorja e “BBV”, tha se vdes për kosovarët dhe se janë shumë të mirë.

Ndryshe Beniada ka arritur të prekë finalen e “BBV”, duke dalur e katërta në garë./Lajmi.net/

Të ngjashme