Lajme
Beleri del para Gjykatës së Posaçme me 4 kërkesa
Demokracia
14:42 | 12 Tetor 2023

Share:

Fredi Beleri doli sot para Gjykatës së Posaçme në seancën e parë të shqyrtimit në themel të akuzës ndaj tij.

Përmes avokatëve, Beleri kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, për shkak të papajtueshmërive ligjore.

Po ashtu, Beleri kërkoi pavlefshmëri të akteve të dërgimit të dosjes në gjykim, aktin e regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Vlorës, si edhe autorizimet për përgjime audio e video.

Edhe vetë anëtarja Deda kishte paraqitur dorëheqje, por kërkesa ende nuk ishte shqyrtuar nga kryetaja e gjykatës. Kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve të dosjes u kërkua edhe nga avokati i të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për Më 17 tetor, seancë ku do të shprehet për këto kërkesa.

Të ngjashme