Lajme
“Bëjmë përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”, batutat e Berlusconit gjatë konferencës me Berishën
Demokracia
11:54 | 12 Qershor 2023

Share:

Batutat e ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi, në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp me Sali Berisha në vitin 2010 gjatë një takimi mes tyre në Romë, u vunë në qendër të vëmendjes në atë kohë.

Berisha, sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

“Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”, tha Berlusconi me ironi.

Batutat nuk i ndali as me gazetaret shqiptarë që ndiqnin konferencën.

“Kjo është fotoja më e bukur e ditës së sotme”, tha Berisha gjatë shtrëngimit të duarve me gazetarët. “E pra nëse do të ishte edhe për ata ….”, shton Berlusconi, duke bërë me kokë nga rreshti i gazetareve.

“Ju e dini se unë jam beqar…”, vijoi Berlusconi.

Të ngjashme