ShowBiz
Bëhet virale videoja ku vëllai i Azet e godet me shuplakë një fans në koncert
Demokracia
08:16 | 09 Mars 2024

Share:

Albi tashmë njihet si vëllai i Azet, me të cilin kanë bashkë edhe disa këngë.

Ata janë së bashku në çdo koncert e në çdo event tjetër të organizuar.

Së fundmi, Albi ka marrë vëmendje në një koncert të reperit dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Foto: Screenshot/TikTok

Bëhet fjalë për një moment, ku Albi e godet me shuplakë në fytyrë një fans, ndonëse nuk dihet arsyeja.

Videoja u bë virale në TikTok marrë parasysh famën e madhe që dyshja e kanë në Gjermani.

Foto: Screenshot/TikTok

Ata realizojnë shpesh projekte, ku nuk mungojnë edhe ato në gjuhën shqipe.

Azet ndërkaq ka bashkëpunuar edhe me disa emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Të ngjashme