Lifestyle
Frizerja bëhet virale në TikTok për metodën e arritjes së flokëve të shëndetshëm
Demokracia
09:38 | 10 Gusht 2021

Share:

Një frizere është bërë virale në TikTok pasi ka zbuluar se t’i mbajë flokët deri në tetë javë pa i larë, është çelësi për flokë të shëndeshëm.

Michelle Dennis, nga Queensland, zbuloi në TikTok metodën e saj prej katër hapash për flokët më pak të yndyrshëm. Në videon e saj, ajo theksoi se nëse vuani nga flokët e yndyrshëm ose me maja të thata, ndodh sepse po i lani shumë. Ajo shtoi se durimi është çelësi për të parë rezultatet.

Dennis, e cila filloi t’i përkushtohej parukerisë që në moshën 14 -vjeçare, mund të shihet se edhe vetë ka flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

Për të filluar procesin do t’ju duhet ta shtyni larjen e flokëve me një ose dy ditë. Pasi të arrihet kjo, Dennis thotë se këmbëngulja është çelësi dhe gjatë muajve të ardhshëm ju duhet t’i rezistoni larjes së flokëve për disa ditë ekstra çdo herë.

Pasi ta keni arritur me sukses këtë dhe të ndjeni se flokët tuaj janë rregulluar, do të shtoni një ditë tjetër çdo muaj për gjashtë muaj. Hapi i fundit është të vazhdoni gjatë muajve të ardhshëm, duke shtuar ditë ekstra, derisa të arrini tetë javë dhe flokët tuaj të jenë mësuar me rutinën e re.

Komentuesit e shumtë u intriguan dhe disa madje pretenduan se rutina kishte filluar të funksiononte për ta.

“Unë kam kaluar nga larja e flokëve çdo ditë, në një herë në javë dhe mund ta ndiej ndryshimin,” komentoi dikush.

Megjithatë të shumtë ishin edhe personat skeptikë për këtë metodë. Po ju do guxonit ta provonit?

Të ngjashme