ShowBiz
Bëhet virale në rrjetet sociale një fotografi e martesës së prindërve të Bebe Rexhës
Demokracia
09:06 | 10 Janar 2024

Share:

Së fundmi është bërë virale një fotografi e prindërve të këngëtares së famshme shqiptare, Bebe Rexha.

Bëhet fjalë për një imazh të tyre të realizuar gjatë ceremonisë së dasmës.

Ata duket të kenë realizuar një dasmë tradicionale shqiptare në bazë të asaj që shihet.

E ëma e Bebes, Bukurije Rexha, shfaqet me fustan nusërie kurse babai, Flamur Rexha, me një kostum elegant të zi.

Theksojmë që nëna e Bebes ka lindur në Amerikë, por që ka prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë.

Nga ana tjetër, babai i saj ka lindur në Dibër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshë të re. 

Të ngjashme