ShowBiz
Bëhet viral momenti kur Beckham gati rrëzohet gjatë prezantimit të Messit te Inter Miami
Demokracia
23:12 | 17 Korrik 2023

Share:

David Beckham gati mori të gjithë vëmendje teksa Lionel Messi u prezantua në Inter Miami të dielën mbrëma, pasi ai gati u rrëzua duke dalë në fushë.

Ceremonia për yllin më të madh të futbollit u vonua për shkak të një shiu të rrëmbyeshëm dhe një stuhie rrufeje në Miami dhe kishte ende shi kur u vendos për të vazhduar me planin për mbrëmjen.

Dhe ndërsa Beckham, një nga bashkëpronarët e Miamit, po dilte në fushë përmes një vendkalimi, ai u pa duke humbur ekuilibrin teksa kamera të shumta po e filmonin.

Fatmirësisht, 48-vjeçari arriti të qëndronte në këmbë pavarësisht një lëkundjeje dhe ndërsa rifitoi ekuilibrin.

Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga Jorge Mas – i cili zotëron Miami me Beckhamin – teksa pronari me shaka tundi krahët përpara tij dhe u duke se ai rrëshqiti gjithashtu.

Beckham nuk e la momentin e tij të panikut ta shqetësonte atë për pjesën e mbetur të asaj që ishte një mbrëmje e madhe për të dhe ekipin e tij Inter Miami.

Pasi ai përfundimisht doli në skenë dhe mbajti një fjalim emocionues duke reflektuar në udhëtimin e tij si pronar i ekipit të Miamit përpara se të mirëpriste në skenë Messin.

“10 vjet më parë, fillova udhëtimin tim për të ndërtuar një ekip të ri MLS”, tha ai në një stadium të mbushur plot me tifozë.

@brfootball

Close call for Becks 😲 #messi #leomessi #davidbeckham #beckham #intermiami #miami #mls

♬ original sound – B/R Football

“Ju lutem më falni që u ndjeva paksa emocional sonte. Është me të vërtetë një ëndërr e realizuar për të mirëpritur Lionel Messin në Inter Miami. Leo, ne jemi shumë krenarë që keni zgjedhur këtë klub për fazën tjetër të karrierës tuaj. Mirë se vini në familje”, tha Beckham mes tjerash.

Beckham do të jetë në gjendje të shikojë Messin në veprim të premten, kur Inter Miami do të luajë me Cruz Azul në Kupën e Ligës së sapoformuar.

Të ngjashme