Sport
Befasi: Ngjiti ekipin në Serie A pas 26 vitesh, trajneri jep dorëheqje
Demokracia
12:44 | 21 Maj 2022

Share:

Fabio Pekia jep dorëheqjen nga detyra e trajnerit të skuadrës së Cremoneses.

Një vendim surprizë dhe i papritur nga ana e teknikut 48-vjeçar italian që me anë të një letre i ka bërë publike klubit dhe tifozëve largimin nga drejtimi i ekipit që pas 26 vitesh siguroi ngjitjen në Serinë A.

48-vjeçari më parë ka trajnuar edhe skuadra si Juventus U-23, Veronën, asistent te Newcastles te Reali i Madridit dhe Napoli.

Fabio Pekia është i njohur si futbollist sidomos në kampionatin italian ku është aktivizuar me fanellat e Juventusit, Napolit, Bolonjës, Sienës, Torinos, Sampdorias, Foxhias dhe Avelinos.

Kremoneze e mbylli kampionatin në vendin e dytë duke siguruar ngjitjen direkte në Serinë A, ku në 38 ndeshje grumbulluan 69 pikë, dhe duke koleksionuar 20 fitore, 9 barazime dhe 9 humbje me një golavarazh 57-39. /Demokracia.com

Të ngjashme