Sport
Beckham bëri revolucion në Amerikë: Fitoi gjysmë miliardë dollarë, mori përqindje edhe nga ushqimi e birrat
Demokracia
11:32 | 05 Janar 2023

Share:

“Bomba” e vërtetë në tregun e transferimeve ndodhi në vitin 2007 kur David Beckham u transferua nga Real Madridi në LA Galaxy.

Edhe pse ishte në formë të shkëlqyer, ish-futbollisti i njohur pranoi ta ndryshonte ambientin për një pagë dukshëm më të ulët, rreth 70 përqind.

Megjithatë, kontrata përmbante klauzola të ndryshme që më vonë e lejuan atë të fitojë deri në 500 milionë dollarë.

Gjegjësisht, Beckham arriti të fitojë një përqindje të të ardhurave totale, si nga shitja e fanellave, biletave, sponsorizimeve, madhe edhe të birrës që shitet në ndeshje.

Beckham

Edhe pse të gjithë menduan ndryshe, Beckham rezultoi që kjo lëvizje i solli një shumë të madhe parash.

Pra, në këtë mënyrë, ai kontribuoi shumë në popullaritetin e futbollit amerikan./Demokracia.com/

Të ngjashme