Lajme
BE thotë se është “e vështirë të verifikohen” raportet se shefi i Wagnerit vdiq në rrëzimin e avionit
Demokracia
15:40 | 24 Gusht 2023

Share:

Bashkimi Evropian ka thënë se është “e vështirë të verifikohen” raportet se shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin supozohet të jetë vrarë në një aksident me avion mbrëmjen e së mërkurës.

“Ne kemi parë raportin në lidhje me rrëzimin e avionit që dyshohet se vrau Yevgeny Prigozhinin, shefin e grupit Wagner, së bashku me shoqëruesit e tij dhe anëtarët e ekuipazhit”, tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së.

“Por përsëri, si shumë gjëra të tjera në Rusi, kjo është shumë e vështirë për t’u verifikuar për ne”, shtoi Stano.

Ai tha se “veprimet negative” të Prigozhinit dhe grupit Wagner janë gjerësisht të njohura, duke treguar për përfshirjen e tij në luftën e Ukrainës dhe operacionet e tij në vendet afrikane.

“Kudo që ata [grupi Wagner] kanë qenë të pranishëm ose janë të pranishëm, kanë lënë gjurmë të shkeljes së të drejtave të njeriut, [dhe] të ligjit ndërkombëtar humanitar. Ka shumë mospërgjegjësi, ka rregulla të paqarta sipas të cilave ata funksionojnë”, tha Stano.

Operacionet e ardhshme të grupit nuk do të ndikohen vetëm nga “vdekja e supozuar e Prigozhinit”, por edhe nga “ngjarjet në qershor” kur grupi vendosi të marshonte drejt Moskës në një rebelim jetëshkurtër, shtoi ai, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Stano tha se megjithëse BE-ja shpreson se “ndikimi negativ” i operacioneve të Wagnerit do të pushojë, blloku është i vetëdijshëm se grupi mercenar “nuk është i lidhur vetëm me emrin e udhëheqësit të tij”.

Të ngjashme