Lajme
BE dënon djegien e Kuranit në Suedi: Akt fyes dhe provokues
Demokracia
12:29 | 01 Korrik 2023

Share:

Bashkimi Europian ka dënuar veprimin e një qytetari në Suedi, ku dogji Kuranin, duke e cilësuar një veprim fyes dhe provokues, sipas një deklaratë të zëdhënëses së Komisionit për Punët e Jashtme, Nabila Masraeli.

“Djegia e Kuranit apo e ndonjë libri tjetër të Shenjtë është një veprim fyes , mosrespektues dhe provokues. Manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse nuk kanë vend në Europë ”, theksoi ajo.

Zëdhënësja vuri në dukje se është edhe më e trishtueshme që një akt i tillë ndodhi në festën e rëndësishme myslimane të Kurban Bajramit.

“Unioni vazhdon të mbrojë lirinë e fesë apo besimit dhe lirinë e shprehjes, jashtë dhe brenda. Tani, është koha që të qëndrojmë së bashku për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë dhe të parandalojmë çdo përshkallëzim të mëtejshëm ”, përfundoi Nabila Masrali.

Të ngjashme