Sport
Bayern Munich në zi, vdes ish-presidenti që drejtoi klubin për gjashtë vjet
Demokracia
18:12 | 09 Gusht 2022

Share:

Willi O.Hoffmann, ish-presidenti i Bayern Munich ka vdekur, njofton klubi gjerman.

Hoffman ka vdekur sot në moshën 92-vjeçare, transmeton Demokracia.com.

“FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit prej shumë kohësh Willi O. Hoffmann, i cili u nda nga jeta sot në moshën 92-vjeçare. U prefsh ne paqe”, thuhet në njoftimin e Bayern Munich.

Willi O. Hoffmann ishte aktiv në bordin ekzekutiv të FC Bayern Munich për një total prej 27 vitesh.

Sekretari i parë dhe arkëtari, me origjinë nga Mynihu drejtoi klubin nga viti 1979 deri në 1985 si president. Më vonë ai ishte anëtar i bordit këshillimor administrativ./Demokracia.com/

Të ngjashme