Sport
Batatina ka një mesazh për Ballkanin para ndeshjes me Shkupin
Demokracia
15:03 | 18 Gusht 2022

Share:

Skuadra e Ballkanit ka sonte një ndeshje të jashtëzakonshme ku do të përballet në fazën e “Play Offit”në Conference Leagu me Shkupin, shkruan Demokracia.com.

Fituesi i dy përballjeve do të kualifikohet në fazën e Grupeve çka do të ishte një arritje e madhe për futbollin. Dhe kur është në pyetje futbolli kosovar atëherë të gjithë bëhen bashkë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka uruar sot Ballkanin duke ofruar mbështetje të madhe për kampionin e Kosovës.

“Forca Ballkani

Nuk ka rëndësi rivaliteti mes nesh, ne jemi në mbështetjen e juaj sepse ju përfaqësoni futbollin kosovar”, ka shkruar Batatina në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme