Sport
Batatina: Ishte dita e Ballkanit, fituan me meritë – Llapi nuk lufton për mbijetesë
Demokracia
15:33 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Llapit në takimin e shtyrë që i takoi javës së shtatë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

“Portokallezinjtë” triumfuan bindshëm 0:3 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes ka thënë se Ballkani triumfoi me meritë. Ai theksoi se Llapi do të jetë aktiv në merkaton e janarit dhe se ekipi i tij nuk lufton për mbijetesë.

“Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm dhe synuam të shfrytëzojmë gabimet e Ballkanit. Por, pësuam një gol të lehtë, kurse ne nuk i konkretizuam rastet tona. Djemtë dolën më pas nga pozicionet e tyre në tentim për të barazuar rezultatin, por sërish pësuam dy gola të lehtë. Ballkani me meritë fitoi ndeshjen. Ishte dita e Ballkanit”, ka thënë Batatina për Art Sport.

“Llapi nuk është nisur për kampion, ta shohim. Sezoni vjeshtor përfundoi të shohim se çfarë do të ndodhë në pranverë. Do të bëjmë disa transferime dhe Llapi nuk lufton për mbijetesë, por lufton për pozitat e para”.

“Do të rikthehemi fuqishëm në stinorin pranveror me disa përforcime”, shtoi në fund tekniku llapjan.

Ballkani me këtë fitore ka 37 pikë në pozitën e dytë, tani vetëm një më pak se Drita lidere. Llapi është i gjashti me 20 pikë gjithsej.

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të kampionëve në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme