Sport
Bashkimi zyrtarizon trajnerin lituanez, emri i tij ka lënë gjurmë në basketbollin e Kosovës
Demokracia
12:24 | 14 Nëntor 2022

Share:

Klubi i Basketbollit Bashkimi e ka emëruar në postin e trajnerit të skuadrës, lituanezin Audrius Prakuraitis.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i Bashkimit lëshuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Prakuraitis është emër i dëshmuar në basketbollin e Kosovës. Ai më parë ka fituar Kupën e Kosovës dhe një herë ka qenë kampion.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetar,

Të nderuar simpatizant të KB Bashkimi,

Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t’i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i kupës në Kosovë.

Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë. Prakuraitis në sezonin 2016/17 pati dominuar plotësisht në basketbollin kosovar, duke fituar titullin dhe kupën me Prishtinën dhe e njeh shumë mirë ligën tonë.

Ai ka karrierë të suksesshme edhe në Rumani, Estoni, Ukrainë dhe Bahrein. Aftësitë e tij për ta drejtuar ekipin drejt sukseseve, e bëjnë të veçantë trajnerin e njohur nga Lituania. Prakuraitis gjatë këtyre ditëve do të jetë në Prizren.

Mirësevjen coach Prakuraitis!

Na priftë e mbara./Demokracia.com/

Të ngjashme