ShowBiz
Bardhi merr në menaxhim Instagramin, kthehet me një dedikim për Sarën: Je arsyeja që unë marrë frymë
Demokracia
10:50 | 21 Mars 2024

Share:

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Bardhi, duket se ka marrë nën menaxhim sërish Instagramin e tij.

Ai njoftoi se do të hapë një të ri pasi ky ishte në kontroll të Jetmir Agajt, me të cilin disi kishte prishur raportet.

Sidoqoftë, artisti i njohur tregon se është kthyer dhe se ka pasur nevojë për pak pushim.

Image

Reperi nga Kumanova po ashtu i bën një dedikim partneres së tij, Sara Gjordenit, me të cilën u njoh në këtë reality shou.

“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak pushim”, tha ai.

Këngëtari shtoi: “Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë. E ti Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marrë frymë”.

Bardhi doli me vetë-dëshirë nga Big Brother pasi iu kumtua lajmi se nëna e tij ishte e sëmurë.

Të ngjashme