Sport
Barcelona shkruan historinë në hendboll, fiton për të dytin vit rresht Ligën e Kampionëve
Demokracia
21:17 | 19 Qershor 2022

Share:

Barcelona ka shkruar histori duke u bërë ekipi i parë që fiton dy tituj rresht të Ligës së Kampionëve në Koln.

Të dielën në finale, Barcelona e mposhti Kielcen e Polonisë. Ndeshja shkoi në penallti dhe kjo dëshmon se sa interesante ishte. 28:28 përfundoi koha e rregullt, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 32:32.

Gonzalo Perez de Vargas ishte vendimtar. Ai ndali gjuajtjen e Alex Dujshebaev.

Tre lojtarë të Kielces realizuan penalltitë. Ndërkohë te Barça u realizuan të gjitha pesë penalltitë. Për Barcelonën është titulli i 11-të, që është rekord i ri.

Po me penallti, Kieli e fitoi ndeshjen për vend të tretë ndaj Veszpremit. I gjithë Final 4 i Championsit, i mbajtur në Koln të Gjermanisë ishte spektakël i jashtëzonshëm. Dhe ai u përmbyll me një finale të veçantë./Demokracia.com/

Të ngjashme