Lajme
Banorëve të Kievit u janë shpërndarë 25 mijë armë automatike, njofton ministri ukrainas
Demokracia
19:17 | 26 Shkurt 2022

Share:

Teksa forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së Kievit, autoritetet ukrainase thanë se u kanë shpërndarë qytetarëve mijëra armë.

Një total prej 25,000 armëve automatike si dhe 10 milionë fishekë janë shpërndarë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, përmes një videoje të publikuar të shtunën.

Ai po ashtu shtoi se edhe armë anti-tank janë shpërndarë.

Kievi do ta mbrojë veten”, tha ai.

Monastyrsky tha se qytetarët po angazhohen vet që të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Të ngjashme