Arte
Banksy hedh në ankand veprën artistike “Game Changer” për të ndihmuar shërbimin shëndetësor në Britani
Demokracia
10:33 | 09 Mars 2021

Share:

Banksy, artisti misterioz i grafiteve, po synon të mbledhë rreth 4 milionë dollar me shitjen e veprës së tij “Game Changer”.

“Game Changer” u shfaq në spitalin Southampton në Angli gjatë valës së parë të pandemisë si falenderim për punë e palodhshme të stafit mjekësor, shkruan Demokracia.com.

Vepra portretizon një fëmijë duke luajtur me kukulla, por jo me kukullat e zakonshme që luajnë fëmijët.

Ai ka në dorë një infermiere kukull të veshur me maskë dhe një pelerineë, që paraqitet si heroinë, ndërsa kukullat Batman dhe Spiderman janë në një kosh mbeturinash afër djalit.

New Banksy artwork, paying tribute to the NHS

Paratë e veprës do të dhurohen për stafin e shërbimit shëndetësor të Anglisë, ndërsa një kopje e pikturës do të vendoset në spital. /Demokracia.com/

Të ngjashme