Sport
Ballkani – Zalgiris, kompania e basteve publikon kuota interesante
Demokracia
10:42 | 05 Korrik 2022

Share:

Ballkani do ta shkruajë sonte historinë duke marrë pjesë për herë të parë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës në futboll do të luajë sonte në garën më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.  Në rrethin e parë eliminator, skuadra që drejtohet nga Ilir Daja do të ketë punë të lehtë – të paktën në letër.

Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris. Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për këtë ndeshje.

Befasisht, Zalgiris është favorit me 2.30, barazimi vlen 3.10, kurse fitorja e Ballkanit me 3.00. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo sfidë luhet nga ora 20:00. /Demokracia.com

Të ngjashme