Sport
Ballkani të enjten e luan ndeshjen e kthimit ndaj Klaksvikut, merret vendimi për ndeshjen e fundjavës ndaj Malishevës
Demokracia
15:37 | 08 Gusht 2022

Share:

Ballkani është skuadra e vetme nga Superliga e Kosovës që ka mbetur në garat evropiane.

Djelmoshat e Ilir Dajës momentalisht po garojnë në rundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë të këtij rundi, Ballkani e zhvilloi ndaj Klaksvikut në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten e kaluar kur fitoi 3:2.

Kurse, ndeshja e kthimit luhet këtë të enjte në Ishujt Faroe.

Përderisa edicioni 2022/23 në Superligën e Kosovës nis këtë fundjavë, Ballkani nuk do të mund ta luajë ndeshjen e parë.

FrontOnline merr vesh nga burime të sigurta se ndeshja e parë e Ballkanit ndaj Malishevës është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes së Ballkanit në garat evropiane.

Ndryshe, kjo ndeshje ishte paraparë të luhej të dielën me fillim nga ora 17:00.

Vlen të ceket se në rast të kualifikimit të Ballkanit në “play-off” të Ligës së Konferencës, suharekasit do të ndesheshin me humbësin e ndeshjes Shkupi – Shamrock Rovers.

Të ngjashme