Sport
Ballkani kampion i Kosovës, reagon edhe Ismet Munishi
Demokracia
20:13 | 04 Maj 2022

Share:

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka uruar Ballkanin për titullin e parë në histori të klubit.

Barazimi i Gjilanit dhe Dritës në derbin e madh lokal (0:0) e ka shpallur Ballkanin kampion të Kosovës pak xhiro para fundit, raporton Demokracia.com.

Munishi, që dikur ishte trajner i suharekasve në llogarinë e tij në Facebook ka uruar Ballkanin, qytetin e Suharekës, tifozët dhe ata që e kanë ndihmuar klubin për arritjen e këtij suksesi.

“Urime FC Ballkani titulli kampion, urime qytetarëve të Suharekës, urime Xhebrailave, urime gjithe atyre që ndihmuan për këtë sukses historik”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Ballkani hapat e parë drejt synimeve madhore e nisi pak vite më parë nën drejtimin e Ismet Munishit, i cili ndonëse nuk e arriti objektivin që të paktën ta dërgonte Ballkanin në garat evropiane, kishte marrë respektin e futbolldashësve për lojën dhe konkurencën e fortë në garën për titull të kampionit.

Ballkani ka 70 pikë në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe katër lojë deri në fund të kampionatit./Demokracia.com/

Të ngjashme