Sport
Ballkani hyn për fitore edhe në ndeshjen e kthimit, thotë Meriton Korenica
Demokracia
19:53 | 25 Korrik 2022

Share:

Futbollisti i Ballkanit, Meriton Korenica ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para përballjes së kthimit kundër La Fioritas.

Ballkani dhe La Fioritas do të ndeshen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Përkundër rezultatit të thellë 0:4 në ndeshjen e parë, Korenica thotë se Ballkani hyn për fitore edhe në kryeqytet.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi gati për ndeshjen e kthimit. Ndeshjes do ti qasemi me seriozitet të lartë dhe do të hyjmë për të fituar edhe në ndeshjen e dytë”, tha Korenica në konferencën për shtyp./Demokracia.com/

Të ngjashme