Sport
Ballkani gati për ndeshjen historike, ja ku po stërvitet për përballjen me Shkupin
Demokracia
20:15 | 23 Gusht 2022

Share:

Ballkani është duke i bërë përgatitjet  e fundit për ndeshjen e madhe që e zhvillon të enjten me Shkupin në “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Ilir Dajës po stërvitet në Kompleksin Sportiv të FFK-së në Hajvali, vend ky që ofron kushte shumë të mira punë.

Sot Ballkani ka zhvilluar stërvitjen e parafundit, derisa Demokracia.com nga afër ka përcjell punën e skuadrës ku shihej një atmosferë e mirë brenda ekipit. Lajmi i mirë është se e gjitha skuadra është gati, përveç mbrojtësit Astrit Thaqi i cili ka disa shqetësime nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup..

Kampioni i Kosovës, pavarësisht se ka marrë një rezultat të mirë në takimin e parë ku fitoi me rezultat 2:1, është duke qëndruar me këmbë në tokë dhe me shumë seriozitet po e merr takimin kthyes pasi e dinë që i pret edhe një 90 minutësh i flaktë. Stërvitja e fundit e Ballkanit është nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja luhet të enjten nga ora 20:00.

Ekipin sot e ka vizituar edhe presidenti  i FFK-së, Agim Ademi i cili i ka uruar mbështetje të madhe drejt një suksesi historik për futbollin kosovar. /Demokracia.com

Të ngjashme