Sport
Ballkani e “shkel” edhe në udhëtim ndaj Larnes, kualifikohet në rrethin e tretë
Demokracia
22:30 | 03 Gusht 2023

Share:

Ballkani ka treguar tjetër paraqitje fantastike në ndeshjen e dytë ndaj Larnes.

Kampioni i Kosovës udhëtoi për në Irlandën Veriore pas fitores 3:0 në “Fadil Vokrri” javën e kaluar.

E sonte, Ballkani triumfoi 1:4, me rezultat të përgjithshëm 7:1.

Nazmi Gripshi shënoi dy gola në pjesën e parë, kurse Albion Rrahmani e vulosi fitoren e mysafirëve.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 60-të të takimit.

Më pas, edhe Kryeziu shënoi njëherë për epilogun 1:4.

Në raundin e dytë, Ballkani do të ndeshet me ekipin Lincoln Red Imps.

 

Të ngjashme