Sport
Ballkani e fiton edhe miqësoren e dytë në tokën turke, Korenica sërish vendimtar
Demokracia
16:02 | 18 Janar 2023

Share:

Ballkani e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore në vazhdën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Kampioni i Kosovës ka triumfuar 1:0 kundër skuadrës Beroe, shkruan Demokracia.com.

Meriton Korenica ka qenë sërish vendimtar duke shënuar golin e vetëm në këtë sfidë kontrolluese.

Bereo është skuadër që bën gara në Superligën e Bullgarisë.

“Portokallezinjtë” ditë më parë e mposhtën edhe skuadrën kazake, Kayser, me golin e Meriton Korenicës./Demokracia.com/

Të ngjashme