Sport
Ballkani del me njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes së kthimit ndaj Ludogoretsit
Demokracia
22:11 | 14 Korrik 2023

Share:

Ballkani do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”.

Biletat kanë dalë në shitje për këtë ndeshje, teksa klubi i Ballkanit ka njoftuar tifozët do të jenë në tribunën G.

Biletat për këtë pjesë të stadiumit kushtojnë 6.14 euro.

Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit (pa ndërhyrje):

“Njoftim me rëndësi për të gjithë dashamirët e BALLKANIT që duan ta ndjekin nga afër skuadrën, në Razgrad të Bullgarisë!

Të dashur tifozë,

Ju bëjmë me dije se ka filluar shitja online e biletave, për ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues në UEFA Champions League, Ludogoretz – Ballkani.

19/07/2023, ora 20:00!

Për të qenë të pranishëm në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad te Bullgarisë, biletën mund ta bleni vetëm përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://tickets.ludogorets.com/…/pfc…/event.html…

Tifozët tanë janë të vendosur në tribunën G.

Çmimi i biletave eshte: 12 BGN, 6.14 në Euro.

Rregullat e hyrjes ne stadium:

  1. Personat te cilët blejnë biletë online, duhet patjetër të kenë me vete Pasaportën ose Letërnjoftimin, dokument i cili duhet të shfaqet në hyrje të stadiumit.
  2. Çdo biletë e blerë në sistem, duhet të printohet në formatin A4.
  3. Çdo biletë e ka një QR kod, pra ju mund të hyni vetëm njëherë me të, prandaj ju lutemi që të bëni kujdes, duke mos e shpërndarë nëpër rrjete sociale, pjesën e biletës ku duket QR kodi.

Na priftë e mbara dhe bashkë urojmë që t’ia dalim përsëri”.

Kujtojmë se Ballkani shënoi fitore të pastër 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme