Lajme
​Balla: Komandantët e UÇK-së mbahen në Hagë mbi bazën e akuzave të paqena
Demokracia
11:50 | 27 Nëntor 2022

Share:

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përmendur ish-krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë, në seancën solemne të kuvendeve të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ai ka thënë se duhet mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, mbi bazën e disa akuzave të paqena”, ka thënë Balla.

Balla tha se liria e Kosovës ka qenë ëndërr e madhe e shqiptarëve.

Ai  ka propozuar që mbledhja e radhës e dy kuvendeve, të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, të mbahet në Prizren, vitin e ardhshëm.

“Besoj se do të bëni të gjithë dakord të merrni në konsideratë propozimin që takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë në Prizren më 10 qershor, 2023”, ka thënë ai.

Balla tha se po të ishe ende gjallë komandanti legjendar Adem Jashari, ai do të donte një bashkëpunim dhe integrim më thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rroftë e qoftë shqiptaria”, përfundoi ai.

Të ngjashme