Lajme
Bajqinovcit të VV-së tash i ‘kujtohet’ se me 1 miliardë euro mund të ndërtohej një termocentral i ri
Demokracia
17:39 | 09 Tetor 2022

Share:

Deputeti Mefail Bajqinovci i ka vënë fajin qeverive të mëhershme për krizën energjetike që po pret vendin tonë.

Ai ka përdorur për këtë fajësim një dëshmi të Ethem Çekut, ish ministrit të këtij dikasteri, që kishte thënë se ishin vlerë 900 milionë euro energji që nga paslufta e deri sot.

Duhet të kujtojmë se megjithatë kjo shifër parash për një periudhë 23 vjeçare nuk është aq e madhe, ndërkohë që përpjekjet e pushteteve të mëhershme për të ndërtuar kapacitetet tona nuk janë përkrahur nga Vetëvendosje.

Rasti i fundit ishte ai me Termocentralin Kosova e Re.

“Me 1 miliardë euro do ndërtohej një termocentral i ri e jo sot të ballafaqohemi me problemin e energjisë.” – tha z. Bajqinovci.

Duhet të kujtojmë se Vetëvendosje nuk kishte pasur ndërmend të ndërtonte një termocentral të ri as në planin e saj qeveritar apo elektoral.

Statusi i plotë:

Në Komisionin hetimor për energji, Ethem Çeku dëshmoi se Kosova ka blerë mbi 900 milionë euro energji, që nga paslufta deri më sot. Pra, rreth 1 miliardë euro.

Në vend se këto para të përdoreshin për t’i forcuar kapacitetet tona, ish-pushtetet lidhnin kontrata nga të cilat paratë i çonin jashtë.

Me 1 miliardë euro do ndërtohej një termocentral i ri e jo sot të ballafaqohemi me problemin e energjisë.

Të ngjashme