Lajme
Bahtiri paralajmëron zgjedhje të reja, por me një kusht
Demokracia
22:43 | 28 Mars 2023

Share:

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është aq e fuqishme për t’i bindur Kosovën dhe Serbinë që të marrin vendime të prera siç janë dakorduar në Ohër.

Bahtiri tregoi se mendon që nuk do të jetë kalkulim i mirë për dyja palët.

Megjithatë, ai paralajmëroi zgjedhje të reja në Kosovë nëse bëhet kalkulimi nga ndërkombëtarët për zbatimin e Asociacionit, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të arritur më 2013.

Por, ai tha se Kurti nuk ta implementojë marrëveshjen e 2013’s dhe se ai e di saktësisht se ajo çfarë do presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq nuk do të ndodhë,.

“Nëse bëhet kalkulimi nga BE-ja e SHBA-ja për implementimin e marrëveshjes së 2013, vendi do të shkojë në zgjedhje. Nuk besoj asnjëherë që Kurti do ta implementojë marrëveshjen e 2013”, theksoi ai sonte në Kanal 10.

Të ngjashme