Lajme
Bahtiri i serviloset fort Kurtit: U bë si një yll i rock-ut që i mbledh me qindra mijëra veta për ta dëgjuar
Demokracia
19:44 | 14 Gusht 2023

Share:

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një intervista për Info10, ka deklaruar se kryeministri Kurti është duke punuar mirë dhe pa “pretendime territoriale”.

Ai madje e ka quajtur Kurtin “yll i rock-ut që i mbledh me qindra mijëra veta për ta dëgjuar.

E vizitën problematike të Kurtit në Tetovë e Çair Bahtiri e konsideroi si një bashkim mes shqiptarëve: “Të gjithë shqiptarët një, të bashkuar në BE”

“Ballkanin e udhëheqin me shumicë, e serbët në anën tjetër. Albini është duke e ba një punë të shkëlqyeshme pa pretendime territoriale, siç e ka Serbia. Por, t’i orientoj shqiptarët. Nuk e ka rrugën e Edi Ramës, sikur Ballkanin e Hapur. Albini e ka një program të vetë. Të gjithë shqiptarët një, të bashkuar në BE.”– tha ai në Info10.

“Lisi nuk e vet askënd, sesa gjërë e thellë i lëshon rrënjët në trojet e veta…. Albin Kurtin mund ta quaj si një njeri më të pranueshmin në të gjitha trevat shqiptare. Është i vetmi Albini për momentin që e ka mundësinë e zërin që të flet në emër të gjithë shqiptarëve. Ne e pamë edhe në Maqedoni. Ai u bë si një yll i rock-ut që i mbledh me qindra mijëra veta për ta dëgjuar. Ai sot e ka popullin me veti, unë e kam quajtur Hasan Prishtina i dytë. Me mendje të shëndosh. Me intelegjencëne e visionin që e ka për të ardhmën e shqiptarëve. Kurti për momentin është i vetmi që mund t’i bashkoj shqiptarët. Duhet me ju përkulë të gjithë sepse e ka ngritur çështjen kombëtare në çdo vend e diploimaci.”– tha Bahtiri në Info10.

Të ngjashme