Lajme
Babai monstër mbyt vajzën e tij dhe i jep 2 dollarë një të pastrehu për të zhdukur trupin
Demokracia
09:52 | 28 Mars 2024

Share:

Një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm.

Sipas Daily Mail, 39-vjeçari Wellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e tij në Sao Paulo të dielën e kaluar.

Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij regjistroi burrin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor. Wellington Da Silva u tha autoriteteve se ai dhe vajza e tij ishin ulur në shtëpi së bashku duke pirë alkool, kur papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij dhe të nënës së saj disa muaj më parë. Burri tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.

Sipas policisë së Sao Paulos, 39-vjeçari ra në gjumë me kufomën e vajzës së tij në banesë dhe vendosi ta asgjësonte kufomën mbrëmjen e së hënës. Më pas dyshohet se iu afrua një burri të pastrehë dhe i kërkoi të blinte etanol nga një pikë karburanti aty pranë dhe i vuri zjarrin trupit të saj. “Ai na tha se i kishte paguar 2 dollarë për ta bërë këtë”, tha një zëdhënës i policisë lokale.
Nëna e Reisës e denoncoi zhdukjen e saj të hënën dhe trupi i djegur i 18-vjeçares u gjet të martën nga kalimtarët.

Autoritetet kanë nisur të kërkojnë të të pastrehun dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të konfirmuar pretendimet e 39-vjeçarit.

Të ngjashme